Bota, Kryesore

Sulm me thikë në Francë, një i vdekur dhe dy të plagosur. Autori thirri ‘Allah Akbar’

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, si pasojë e një sulmi me thikë në qytetin e Trappes, pranë Parisit mëngjesin e sotëm.

‘’Sulmuesi ishte fshehur në një shtëpi, por u neutralizua nga forcat e policisë’’,- theksoi zëdhënësja e policisë.



Nuk ishte e qartë nëse incidenti ishte i një natyre terroriste, pasi motivi dhe profili i sulmuesit ishin të panjohura.

Mediat raportojnë se autori pas sulmit ka bërtitur ‘Allah Akbar’.

Një burim policor tha për “Reuters” se sulmuesi është “neutralizuar” nga forcat e sigurisë por pasi është qëlluar ka humbur jeten nga plagët e marrë.

Ngjarja ndodhi këtë të enjten në mëngjes, kur nga një sulm me thikë ka lënë të paktën një të vdekur dhe disa të plagosur në një rrugë të Trappes (Yvelines).

Sipas informacionit nga BFMTV, sulmuesi, i lindur në vitin 1982, u dënua disa vjet më parë për lidhje terroriste.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas