Kronika, Kryesore

Sulm me breshëri automatiku, merret në mbrojtje familja e gazetares Klodiana Lala

Prej ditës së djeshme, policia ka marrë në mbrojtje familjen e gazetares investigative, Klodiana Lala.

Në orët e para të mëngjesit të 30 gushtit banesa e prindërve të gazetares së “tv News 24” u bë prej e një sulmi me breshëri automatiku, të tipit mafioz.



Në banesë në momentin e ngjarjes kanë qenë prindërit, vëllai, motra dhe dy vajzat e saj të mitura.

Në njoftimin për shtyp policia tha dje se po punohet për kapjen e autorëve të sulmit të ndodhur në lagjen “Bruk” në rrugën “Shkëndija” në Tiranë.

Është qëlluar në drejtim të pjesës ballore të shtëpisë, në mure dhe në derën kryesore.

Një grup hetimor po punon për të zbuluar autorët dhe zbardhur ngjarjen por deri tani nuk ka ende asnjë person të shoqëruar apo të dyshuar konkret.

Vetë gazetarja përmes një postimi në facebook tha se sulmi ishte për shkak të detyrës së saj si gazetare.

Nga ana e saj kryeprokurorja nxit dhe mbështet plotësisht hetimin transparent për të vënë përpara drejtësisë autorët e sulmit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas