Kryesore, Politika

“Suksesi nuk është fat -është teknikë”: Fjalimi i Grida Dumës bëhet viral në rrjet, mos e humbisni

Ajo është një politikane e pëlqyer nga opinioni publik. Bëhet fjalë për Grida Dumën, deputete e Partisë Demokratike. Një fjalim motivues i saj me një grup të rinjsh është kthyer në hit në rrjetet sociale.

“Po ndaj me ju pjesëza të një komunikimi, shpresoj, të ndryshëm, por sidoqoftë prej kohësh të munguar, që pata së fundmi me qindra të rinj, të aftë dhe të vendosur t’ia dalin mbanë.



Me të rinj që stërvisin zakonet e tyre të jetës për të prekur suksesin që meritojnë, pa u dorëzuar.

Së bashku diskutuam fillesat e suksesit, pikënisjet e tij në jetën reale, në eksperiencat vetjake: “çfarë ndodhi”, “ku dështova”, “cilat janë arritjet”, “si kam ecur deri sot”, pra çfarë sekretesh na mëson jeta përtej bankave të shkollës.

Në një komunikim të drejtëpërdrejtë gjurmuam shtysat dhe teknikat e suksesit dhe arritjes, duke ndjekur një model që zhvillohet prej kohësh në botën perëndimore.

Nuk mjafton thjesht të bësh disa gjëra mirë, dhe “do gjesh” mirë; në realitetin tonë të shumtë janë njerëzit që shumë gjëra i bëjnë mirë, por nuk ia dalin mbanë në fund.

S’mjafton të kesh rezultate të mira në kartona diplomash, s’mjafton as t’ia hedhësh fajin sistemit që funksionon keq, e pastaj të përfundosh vetë akoma më keq; suksesi, kur e arrin, është shumë më tepër se kaq.

Që t’ia dalësh mbanë sot nuk mjafton të ëndërrosh, as të bësh ca gjëra mirë; duhet të stërvitesh fort në mendje dhe në zakonet e përditshme. Zakone fare të vogla -nga ngrënia e mëngjesit, tek ecja në rrugë, tek veshja e duhur, e më pas stërvitja e trurit si qendër force.

Të stërvitësh zakonet, të stërvisësh forcën, të bëhesh i domosdoshëm; “mos të kenë çfarë të bëjnë pa ty”; kjo është çështja.

Duket disi e pabesueshme që edhe në më të keqin e sistemeve ti mund ta kontrollosh fatin tënd. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse ti vendos tia nisësh sot, pa çuar kot asnjë minutë.

Suksesi nuk është fat -është teknikë; është bashkimi i disa gjërave që mund të stërviten brenda teje dhe më pas fitoren nuk e sheh më në dritare, por në pasqyrë.

Sistemet do të jenë gjithmonë të padrejta; të tjerët mund të duan të mos ia dalësh kurrë, aleati i vetëm është vetja jote – mos u dorëzo, mos e lër veten vetëm!

Vetja duhet stërvitur në mendje dhe në zakonet e përditshme.

Nuk mund të jesh i varur nga të tjerët pa fund, përkundrazi suksesi duhet të jetë varësia jote; pas kësaj do të udhëheqesh ti!” shkruan Duma në FB.

Pjesë nga komunikimi

-Mirëserdhët dhe një herë. Ky është një moment i rëndësishëm i ndryshëm, unë shpresoj që kur të mbarojë ta mendoni njësoj dhe të ketë vlejtur e gjitha. Gjithçka që do të ndodhë këtu brenda është vetëm për ju. Je mirë se je më i fortë, je mirë se je më i suksesshëm, je mirë se je konkurrent, je mirë se je i aftë, je mirë se je fitues. Dhe secili do të jetë veçse fitues dhe kur është e juaja dhe kur është e imja dhe kur është e jotja ti e ndjen në çdo qelizë. Është realisht suksesi yt. Në jetë do takoni pafund njerëz që kanë më shumë para ta zëmë, por nëqoftëse do të takoni njerëz që janë të plotësuar është bekim i madh. Ju mendoni që jeni sonte rastësisht këtu…

…Gjëja që i mungonte më shumë këtij njeriu ishte të kishte një fëmijë. Ai shkrin të gjithë artin e vet, bën një kukull prej druri, e cila për shkak se ishte mjeshtëria e tij kaq e madhe, di të flasë, di të ecë, di të gëzojë, di ta gëzojë. Xhepeto brenda një nate kupton që shpirtin nuk mund t’ia japë, ndërgjegjen nuk mund t’ia japë, nuk mundet.

Unë kam pak emocion t’ju pyes sa herë brenda vetes tuaj ju ka thënë një gjë brenda MOS. Problemi më i madh për ne është çfarë do mendojnë të tjerët edhe si do na gjykojnë këta të tjerët. Nuk ndodh! Njerëzit më të afërt janë egoistë, ju duan për vete. Kurrsesi dhe e gjithë fitorja është veçse në mendje. Absolutisht jo, unë e kam provuar në kurriz që gjatë gjithë kohës sistemi është i padrejtë. Po ju siguroj një gjë, e para, fituesit nuk janë ankuesit, duhet të vetëpëlqeheni. Është fantastike të jetosh. Gjëja e parë që duhet të keni bindje është që kurrë në botë nuk rregullohen sistemet aq shumë saqë askush të mos ankohet për to. Themeli është si jam unë, sa mirë jam unë. Nuk ka asgjë të rastësishme, por sistemi ka nevojë për një pakicë që janë më të mirët, janë të nevojshëm për sistemin, se do edhe sistemi të marrë frymë.

Ju mendoni sot që këta që dështojnë, ose kushdo që dështon në poltikë në shoqëri apo ku di unë, në biznes duan të dështojnë? Asnjëri s’do të dështojë. Arsyeja e vërtetë sepse dështojnë është se s’kanë të aftët me vete dhe mendojnë që ndonjëri mund ta bëjë vetëm. Kjo është gjëja e parë. Mësohuni, duhet të jesh shumë i aftë, duhet të shoqërohesh me të aftët, duhet të jesh shumë i mirë, por duhet të shoqërohesh me të ngjashmit, nuk duhet të urresh të ngjashmit. Kënaqësi e madhe që të bëj garë me një njeri që e meriton garën time. Të gjithë që jeni sonte këtu brenda vetes tuaj do bëni disa pyetje të vogla. Kush janë kujtimet që ju vijnë shpesh dhe që janë shenjë e mendjes tuaj dhe që mbështesin fituesin dhe të gjashmin? Për të mos u ndjerë vetëm. Dhe çfarë ndjeni ju kur lexoni? Je mjaftueshëm i fortë t’i thuash po? Për mua ne do jemi ndryshe. Ju do jeni ndryshe duke filluar nga gjërat e vogla dhe nga besimet e mëdha dhe duke dashur veten shumë më tepër. Unë jam e bindur që sistemi ka nevojë për ju, ky i poshtri sistem, cilido sistem ka nevojë për ju. Unë jo vetëm do t’ju marr sepse po më jepni mundësinë t’ju drejtohem sonte edhe të ndaj me ju disa gjëra që nuk lidhen me mua por lidhen me besimin absolut që ndjej unë në ajër. Që ky vend ka nevojë për ca si ju që besojnë te ca si unë. Duhet të rrimë këtu, sepse ky vend ka nevojë për ju. Ju do ta bëni këtë vend për fëmijën tim dhe do t’i pasoni atij përgjegjësinë ta bëjë për femijën tuaj.

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas