Rusi 2018, Sport

“Suedia kampione? Nuk e humbas kohën me mendime të tilla”

Janne Andersson, trajneri i Suedisë, që do të ndeshet me Anglinë ditën e shtunë në çerekfinalet e Botërorit “Rusi 2018”, deklaroi se nuk e humbet kohën kot duke menduar se sa shanse ka skuadra që ai drejton për t’u shpallur kampione bote.

“Sinqerisht e them, nuk e kaloj kohën me këto gjëra. Jemi të përqendruar 100% në ndeshjen e radhës, çerekfinalen kundër Anglisë”,- deklaroi trajneri i Suedisë.



“Nëse fitojmë me Anglinë, do të mendojmë për ndeshjen tjetër. Ky është plani ynë tani dhe ky ka qenë që në fillim”,- shtoi Andersson.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas