Auto

Suedi, ndërtohet rruga e parë që do vetëkarikojnë makinat

Suedia ka ndërtuar rrugën e parë elektrike, e cila lejon që makinat elektrike të karikojnë baterinë pa qenë e nevojshme që të ndalojnë.

Rruga prej 2 km, pranë aeroportit të Stockholm, shpresohet të jetë fillimi i elektrifikimit të 20.000 km rrugë në autostrada.



Teknologjia synon që të zgjidhë problemin më të mëdha për makinat elektrike, si t’i mbajmë të karikuara për të përshkruar distanca të gjata pa humbur kohë për karikim.

Energjia transferohet nga dy shina hekurudhore të ngulitura në rrugën për në makinë nëpërmjet një krahu të bashkangjitur në pjesën e poshtme të automjetit, e ngjashme me një tramvaj apo tren elektrik.

Krahu automatikisht shkëputet kur makina ndryshon korsi dhe pastaj lidhet me një linjë tjetër të elektrizuar.

Aktualisht po bëhet monitorimi i makinave për të vendosur edhe faturën që do të ishte e njëjtë me atë të një pike karburanti, por pa humbur kohë për karikimin e baterisë.

Suedia ka aktualisht 500.000 km rrugë, por do ta përdorë këtë teknologji vetëm për autostradat.

<
>
4B1CBA1100000578-0-image-a-4_1523727778292 4B162AD000000578-0-image-a-6_1523727797797 4B1560D600000578-5616199-Charging_a_car_s_batteries_as_it_drives_meant_they_could_be_smal-a-3_1523731936547 4B15594E00000578-0-image-a-3_1523727774107 a s b-2
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas