Bota

Suedi, javë të tëra paqartësish pas përfundimit të zgjedhjeve

Suedia përballet me javë të tëra paqartësish politike, pasi dy blloqet rivale në vend dështuan të siguronin shumicën qeverisëse në zgjedhjet që i dhanë një shtysë të mëtejshme një partie të ekstremit të djathtë, mes pakënaqësisë në rritje ndaj emigracionit.

Me thuajse të gjitha kutitë e votimit të numëruara, blloku i qendrës së majtë në qeverisje deri më sot ka siguruar një avantazh tejet minimal përkundrejt aleancës opozitare të qendrës së djathtë, teksa secila ka marrë përafërsisht 40 për qind të votave.



Zgjedhjet e së dielës panë Demokratët Suedezë, një parti antiemigracion me rrënjë të thella në lëvizjen neonaziste, fitoi rreth 18 për qind të mbështetjes popullore, nga 13 për qind të votave që kishte fituar 4 vite më parë.

Partia, e cila ka punuar shumë për moderimin e imazhit të saj në vitet e fundit, u rrit si pasojë e një reagimi të ashpër kundër sfidave të integrimit të qindra mijëra emigrantëve, që kanë mbërritur në vendin skandinav me një popullsi prej 10 milionë banorësh në vitet e fundit./TCH

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas