Kronika, Kryesore

Suedezi ‘armatoset’ me 19 pistoleta në Shqipëri dhe niset për në atdhe, por në Muriqan…

Një suedez është ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Murriqanit, pasi iu gjetën 19 pistoleta me vete teksa po tentonte të linte kufirin drejt Malit të Zi.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sebastian Vall, 21 vjeç, banues në Suedi.



Në PKK Muriqan në dalje gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, në çantën e 21 – vjeçarit suedez, i cili udhëtonte si pasagjer në autobuzin e linjës “Kosovë -Gjermani”, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 19 armë zjarri tip “pistoletë”, kalibër 7.65.

Veprimet po vijojnë nga Specialistët e Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Policisë Shkodër për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti të trafikut të armëve”,- njofton policia e Shkodrës.

Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas