Auto

S’u pëlqejnë makinat falas të Chevrolet

rooneyÇfarë dështimi për kompaninë Chevrolet.

Në kuadër të një fushate marketingu, ata vendosën të ofrojnë makina Corvette falas për yjet e Manchester United.



Futbollistët janë perfektë për të reklamuar mallin.

Por ata nuk preferojnë të përdorin 15 makinat, që kanë mbetur në parking.

Në vend të kësaj, ata shkojnë në stërvitje me Porsche, Mercedes apo Land Rover.

Vetëm ndonjë nëpunës i ekipit i merr makinat për t’i përdorur.

Në fakt, kompania nuk ua ka vënë si kusht që ata të përdorin makinat.

Në këtë mënyrë, gjithë shpenzimi duket se ka shkuar dëm.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas