Kronika

Stuhia në Lezhë dëmton linjat elektrike, prej dy orësh e gjithë zona pa energji




               Publikuar në : 22:07 - 20/08/18 |
mapo.al

Moti i keq dhe stuhia që ka përfshirë Lezhën mbrëmjen e sotme ka lënë pa energji elektrike gjithë qytetin dhe 80% të fshatrave në këtë zonë.


Mësohet se energjia elektrike është ndërprerë prej dy orësh dhe ende nuk ka mbërritur.

Të gjithë punonjësit e OSHEE me në krye drejtorin e Lezhës Vinçens Tuku ndodhen në terren për riparimin e defekteve pasi janë këputur linjat e transmetimit të energjisë.

Nuk dihet ende kur do riparohen defektet dhe rikthehet energjia elektrike.


Etiketa: , ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas