KMR

Studimi/ U thatë femrave një sekret? Ja sa gjatë mund ta ruajnë ato…

Sipas të përditshmes britanike “Daily Mail”, femrat mund ta mbajnë një të fshehtë për vetëm 32 minuta, ndonëse premtojnë me bindje se do ta mbajnë gojën e mbyllur përjetë për këtë çështje.

Hulumtimet e reja i ka bërë një kompani e produkteve kozmetike duke intervistuar 3000 femra.



Ajo ka dalë në përfundimin se rreth 85% e femrave nuk mund të mbajnë një sekret, pavarësisht se sa i rëndësishëm apo i ndjeshëm është ai. Më së shumti ato e ndajnë sekretin me partnerin, shoqen e ngushtë ose nënën.

Gjysma e të anketuarave thonë se pas nxjerrjes së sekretit ndjehen më lehtë. 13% e tyre thonë se këtë e bëjnë fshehurazi, vetëm sa për t’i përhapur thashethemet.

Rreth 40% e femrave thonë se nuk ka asnjë problem nëse e ndan një sekret me një person tjetër. 25% e tyre shprehen se i bren ndërgjegjja për keqpërdorimin e besimit që personat tjerë kanë pasur duke ua rrëfyer sekretin që ato nuk e mbajnë dot.

Kjo anketë ka treguar se femrat, në të vërtetë kalojnë nëpër një periudhë të mundimshme teksa përpiqen që ta ruajnë sekretin.

Ato thonë se, sekretin mund ta mbajnë maksimumi 32 minuta pasi tashmë rrjetet sociale dhe teknologjia ua ka “lehtësuar punën”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas