KMR

Studimi/ Njerëzit e hutuar shkaktojnë një të tretën e gjithë aksidenteve, gratë…

Hulumtimet e reja tregojnë se, gratë janë në të vërtetë më kujdesshme se sa burrat në timon.

Një studim i botuar në “Frontiers in Psycology” tregon se, të rinjtë dhe shoferët e vjetër kanë më shumë gjasa të jenë të hutuar gjatë ngarjes së makinës, por kur bëhet fjalë për gratë e moshuara, situata ndryshon.



Gratë e moshuara thuhet se janë shumë më të mira në kontrollin e makinës së tyre duke i kushtuar vëmendje rrugës përpara.

Në studim theksohet se personat me natyrë të hutuar janë përgjegjës për një të tetën e të gjitha aksidenteve rrugore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nxjerrë raportin ku thuhet se, mbi 50 milionë persona janë lënduar dhe 1 milion të tjerë kanë vdekur në aksidentet me makinë nga shpejtësia, mospërdorimi i shenjave të sigurisë, apo nga shpërqendrimi.

Ky i fundit konsiderohet edhe si një nga faktorët kryesorë shkaktues të aksidenteve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas