Shëndeti

Studimi/ Kalciumi dhe Vitamina D nuk parandalojnë frakturën e kockave

Një nga pyetjet më të diskutueshme në shkencën e të ushqyerit gjatë dekadës së fundit ka qenë nëse të moshuarit duhet të marrin vitaminën D shtesë dhe kalcium për forcimin e kockave, shkruan Health.com

Një studim i botuar në Journal of American Medical Association ka sjellë një vështrim të në lidhje me këtë çështje. Në studim janë marrë më shumë se 50,000 persona mbi moshën 50 vjeçare. Analiza u fokusua tek të moshuarit.



Dhe përfundimi ishte se vitamina D dhe kalciumi nuk garantojnë parandalimin e frakturave të kockave tek të moshuarit, pavarësisht dozës së konsumit, gjinisë së pacientit, fraktuarave apo sasisë së kalciumit.

Marion Nestle, profesor i shkencave ushqimore dhe mënyrës së të ushqyerit në Universitetin e Nju Jorkut paralajmëoi mjekët që ta mendojnë me kujdes përpara si të këshillojnë kalciumin dhe vitaminën D për individët e shëndetshëm.

“Ruajtja e kockave gjatë gjithë jetës kërkon që të konsumoni ushqime të shëndetshme, duke ruajtur peshën, shmangur alkoolin e tepërt dhe duke mos pirë duhan,”-tha Nestle.

Vitamina D nuk është një vitaminë, por një hormon që prodhohet si reagim ndaj rrezeve të diellit dhe ka shumë role të ndryshme në trup lidhur me kockat, kancerin, sëmundjet e zemrës, diabetin, sistemin imunitar dhe shëndetin riprodhues.

Por Daniel Fabricant, president i Shoqatës së Produkteve Natyrore tha se ky studim nuk është i plotë dhe shkohet në segmentin më të shëndetshëm të popullsisë.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas