Arkiva 2

Studentët që shpenzojnë kohë në Facebook dalin më keq në provime

Ekspertët kanë konfirmuar atë çfarë prindërit dhe mësuesit tashmë kanë pasur frikë – të rinjtë të cilët përdorin Student-reads-facebook-in-007Facebook-un dalin më keq në provime.

Një studim Amerikan tregon se shumica e nxënësve që rregullisht lundrojnë në internet, duke përfshirë Facebook-un, ndërtimin e një perandorie miqsh, shtim aplikacionesh, bashkime me grupe, “trazimin” e përdoruesve të tjerë, mund të përpijnë orë të tëra studimi.



Disa përdorues kanë shpenzuar aq pak sa një orë në javë në punë akademike. “Studimi ynë tregon që njerëzit që shpenzojnë më shumë kohë në facebook, shpenzojnë më pak kohë për të studiuar”, thotë Aryn Karpinski, një kërkues në departamentin e edukimit në Ohio State University.

“Çdo gjeneratë ka zbavitjet e saj, por unë mendoj se facebook-u është një fenomen unik”.

Ndërkohë që fokusohet tek facebook-u, përfundimet janë menduar të jenë të vërteta edhe për faqe të tjera sociale. Janë përfshirë vetëm studentët e universitetit, por përdorimi tek fëmijët është i lartë dhe në rritje.

Për studimin janë pyetur 219 studentë rreth rutinës të studimit dhe kohës së shpenzuar në facebook. Përfundimet tregojnë se 65% e përdoruesve të facebook-ut hyjnë përditë në të, shpesh duke e kontrolluar disa herë për të parë nëse kanë mesazhe të reja. Disa shpenzojnë vetëm pak minuta gjatë çdo hyrje por të tjerët lundrojnë në internet për më shumë se një orë.

Studimi tregoi se 68% e studentëve që përdorën facebook-un patën një mesatare të konsiderueshme më të ulët të notave që sistemi Amerikan i Universiteteve përdor në krahasim me ata të cilët nuk e përdorën internetin.

Në Britani, 83% nga të rinjtë e moshës 16 deri 24 vjeç përdorin rrjete të ndryshme sociale. Studentja Daisy Jones, 21vjeçe, thotë: “Isha në bibliotekë duke u përpjekur të shkruaja një ese me 2000 fjalë, kur kuptova që vesi im i përdorimit të facebook-ut kishte dalë jashtë kontrollit. Nuk mund të rezistoja për t’u futur në linjë (online). E bën këtë, pastaj të kap syri fotot e dikujt. Përpara se ta kuptosh, disa minuta janë kthyer në disa orë dhe ti s’ke shkruar asgjë nga eseja që kishe detyrë.”

Studimi tregon gjithashtu se të rinjtë shpenzojnë deri në 6 orë në ditë përpara një ekrani. Ata janë duke i kthyer dhomat e tyre të gjumit në “qendra” multi-media me televizorë, kompjutera, tastiera lojërash, MP3 players dhe telefona celularë. Një përfaqësues i rrjetit social facebook thotë: “Është në duart e studentëve, në konsultim me prindërit, të vendosin si ta shpenzojnë kohën e tyre.”

*Nga “Daily Mail”. Përgatiti: Miklovan Lugaj.

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas