Kryesore, Sociale

Studentët nuk ndalen, nisin sërish marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Protesta e studentëve ka hyrë sot në ditën e saj të tretë, ndërsa në shumicën prej fakulteteve të Tiranës dhe të vendit nuk do të zhvillohet mësimi as sot. Studentët janë grumbulluar rreth orës 8:30 nëpër godinat e fakulteteve dhe kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit pranë Rrugës së Durrësit.

Fillimisht pati raportime se protesta do të zhvendosej përpara kryeministrisë, po mesa duket studentët janë tërhequr nga ky vendim. Po ashtu protesta ka nisur dhe në Universitetet e rretheve si në Elbasan, Shkodër, Durrës dhe Vlorë.



Ditën e djeshme ministrja e Arsimit Lindita Nikolla deklaroi tërheqjen nga pika 4 e VKM-së që ishte ajo e pagesës së tarifave shtesë për provimet e mbartura, mirëpo për studentët ka ende shumë kërkesa të paplotësuara.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas