Kryesore, Mapo Format, Universitet

Studentët e UET fitojnë çmimet për projektet inovatore nga Sigal Uniqa

SIGAL UNIQA, si një nga kompanitë më të mëdha në fushën e siguracioneve në vend, në bashkëpunim me UET ka ka shpërndarë çmimet për studentët fitues në projektin “PROJECT AND IDEA INNOVATIONS IN INSURANCE MARKET”, I cili është  prezantuar disa muaj më parë  në kuadrin e partneritetit strategjik që Universiteti Europian i Tiranës ka lidhur me Sigal Uniqa. Ky projekt konsistoi në kërkim tregu, krijim dhe zhvillim produkti, strategji marketingu dhe komunikimi, analizë financiare në fushën e sigurimeve. Grupi I përbërë nga studentëtë, Sara Dervishi, Viviana Simoni, Bledi Salaj, të cilët u prezantuan me projektin “Karta Vizuale e Besnikërisë”, u shpallën fitues dhe u shpërblyen me një shumë prej 500 Euro, ndërkohë që edhe grupi i përbërë nga Eraldo Breshani dhe Vasil Xhaja u shpërblyen me 250 Euro.

Studentët, të organizuar në grupe, patën mundësinë të paraqisnin projektet e tyre inovatore që i përkisnin tregut të sigurimeve përpara një jurie profesioniste, me përfaqësues nga UET dhe Sigal Uniqa që kryesohej nga CEO e kësaj komanie z. Avni Ponari.



I gjithë ky projekt ishte i inicuar nga Uniqa, (mëmë) e cila ka shpallur një konkurs për inovacionet meëtë reja, gjatë tri viteve të ardhshme, dhe ka vendosur një buxhet 500 milionë euro për ide, për sistemin IT. Në fund të këtij të ndarjes së çmimeve, z. Ponari theksoi se ky projekt shërbeu më së shumti për të kuptuar se sa e njohin të rinjtë tregun, çfarë idesh kanë dhe se si munden ata të promovojnë dhe shesin produktet, të sigurojnë klientë të rinj e pse jo edhe të ndërtojnë produkte të reja. “Treu i sigurimeve është një treg që zhvillohet me shpejtësi, kompanitë e biznesit hasin nevojën e vazhdueshme për ide të reja, të cilat shpesh i gjejnë brenda tyre, por i kërkojnë edhe në treg”.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas