Kryesore, Mapo Format

Studentët diskutojnë me profesionistë Vetingun dhe Reformën në Drejtësi

Gjatë katër javëve në Universitetin Europian të Tiranës  janë zhvilluar leksione e trajnime nga  ekspertë të jurisprudencës me të rinj të interesur për të kuptuar më shumë rreth fushës së drejtësisë. Gjatë ceremonisë përmbyllëse të Akademisë Juridike të të Rinjve, e pranishme ka qenë edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cila ka zhvilluar një bashkëbisedim mbi Reformën në Drejtësi. Ministrja shprehu besimin se reforma e drejtësisë do u ofrojë një mjedis më të përshtatshëm të gjithë juristëve të rinj 

Sfidat dhe problematikat e Drejtësisë Shqiptare,  Drejtësia Kushtetuese dhe ndikimi politik, Ligji Arsimit të Lartë,  institucionet ndërkombëtare të drejtësisë, Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut dhe respektimi i saj në Shqipëri dhe Vetingu në sistemin e drejtësisë ishin disa nga tematikat që u trajtuan gjatë katër javëve në Akademinë Juridike të të Rinjve, organizuar nga  Universiteti Europian i Tiranës dhe Instituti Europian PASHKO në bashkëpunim me Albanian Young Leaders Forum.



Ky aktivitet vjen për herë të parë ën vendin tonë duke synuar një mundësi unike unike për gjithë studentët, të rinjtë dhe të sapodiplomuarit nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.

E  konceptuar si një akademi e hapur dhe e lirë debati, komunikimi dhe mendimi kritik kishte si qëllim kryesor t’u vinte  në ndihmë të gjithë të interesuarve që dëshirojnë të dëgjojnë, kuptojnë dhe mësojnë më shumë rreth fushës së drejtësisë e jurisprudencës me profesionistë të drejtësisë.

Young Justice Academy u zhvillua përgjatë katër  javëve në Universitetin Europian të Tiranës përmes leksionesh, semuirash, worshopesh dhe trajnimesh   me lektorë avokatë, juristë dhe ekspertë të fushës juridike si Av. Adriatik Lapaj, Prof. as. Dr. Ersida Teliti, Dr. Erlis Hereni dhe Av. Aurora Mulhaxha.

Tematikat e trajtuara në këtë akademi gjatë katër javëve  ishin gjithëpërfshirëse, duke prekur  aktualitetin ligjor shqiptar, europian dhe atë ndërkombëtar.

Tematikat që u diskutuan në këtë akademi ishin: Sfidat dhe problematikat e Drejtësisë Shqiptare; Drejtësia Kushtetuese dhe Ndikimi Politik; Ligji Arsimit të Lartë; Institucionet Ndërkombëtare të Drejtësisë; Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, sa respektohen ato në Shqipëri; Vetingu në Sistemin e Drejtësisë në këndvështrimin e studentëve etj.

Në Ceremoninë përmbyllëse të Young Justice Academy zhvilluar në mjediset e Unvieristetit Europian të Tiranës më 7 prill e ftuar ishte edhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila pati mundësi të diskutojë në auditor me të rinjtë pjesëmarrës të Akademisë mbi Reformën në Drejtësi.

“Qëllimi kryesor i Reformës në Drejtësi ka qenë rritja e besimit të qytetarëve te sistemi i drejtësisë, përmes krijimit të një sistemi transparent, të pa kapur nga politika, i cili të sigurojë gjyqtarë dhe prokurorë me integritet moral, të palidhur me krimin dhe të pakorruptuar. Reforma ka dhënë rezultatet e para, por shumë punë mbetet ende për të bërë.” – ka thënë ministrja Gjonaj, ndërsa ka vërejtur interesimin e profesionistëve të rinj të fushës mbi reformën, shtetin ligjor dhe shtetin e së drejtës duke e parë Reformën si një domosdoshmëri.

Gjithashtu ajo shprehu besimin se reforma e drejtësisë do u ofrojë një mjedis më të përshtatshëm të gjithë juristëve të rinj që të kenë mundësi të përfaqësojnë denjësisht në të ardhmen institucionet e drejtësisë në vendin tonë.

I pranishëm ishte edhe presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Prof.Dr.Adrian Civici, i cili nënvizoi rëndësinë që ka ndarja midis dy koncepteve, shtetit ligjor dhe shtetit të së drejtës, si një prej pikave ku të rinjtë duhet të shohin ndryshimin ndërmjet shtetit të së drejtës dhe shtetit ligjor.

Ndërsa Alkida Lushaj, përfaqësuesja e Institutit Europian Pashko,  theksoi impaktin që kanë organizime të tilla jo vetëm në aftësimin e të rinjve në aspektin profesional, por gjithashtu edhe në aspektin social për të diskutuar dhe propozuar zgjidhje për problematika të ndryshme.

Leons Hasani, kryetari i Albanian Young Leaders Forum, i pranishëm  në aktivitetin përmbyllës ka falënderuar të gjithë lektorët që u treguan të gatshëm të ndanin njohuri dhe përvoja profesionale me pjesëmarrësit gjatë katër javëve.

Në fund të “Young Justice Academy” pjesëmarrësit u  pajisën me certifikata pjesëmarrjeje dhe certifikata vlerësimi personal për aftësitë e fituara gjatë akademisë.

Albanian Young Leaders Forum ndau  3 çmime speciale dedikuar pjesëmarrësve, të cilët u përzgjodhën përgjatë realizimit të një paneli diskutimi me 10 studentet e vlerësuar maksimalisht gjatë akademisë nga juria.

Gjithashtu pjesëmarrësit e Young Justice Academy  do të përfitojnë anëtarësinë falas në një sërë organizatash rinore si  AYLF, SEF dhe SHNAS ku do të mund të shfrytëzojnë mundësinë për  për intershipe, trajnime, aktivitete dhe projekte të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Siç ka lajmëruar në faqen e tij  të Facebook “Albanian Young Leaders Forum” të ardhurat e mbledhura nga tarifat e pjesëmarrjes në këtë aktivitet do të shkojnë për mbjellje pemësh në territorin e bashkisë Tiranë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas