Shëndeti

“Stroke”, kur çdo minutë vlen jetë! Simptomat dhe parandalimi

Stroku (goditja në tru) ndodh atëherë, kur një pjesë e trurit ndalon së funksionuari ose nuk e kryen funksionin e tij të plotë. Kur truri ndalon së furnizuari me oksigjen, e që në shumë pak minuta qelizat e trurit fillojnë të vdesin. Stroke do të thotë urgjencë, ndaj trajtimi i duhur mjekësor në kohë minimizon dëmtimet e trurit, si dhe ul shansin e pasojave që lë kjo sëmundje.

Lajmi i mirë është se tashmë kjo sëmundje mund të trajtohet dhe parandalohet. Në ditët e sotme, sipas statistikave, numri i personave që humbin jetën nga goditja në tru është reduktuar ndjeshëm.



Simptomat

Është e rëndësishme që të gjithë të njihen me simptomat e Stroke. Kjo i shërben atyre dhe njerëzve të tyre të afërt. Shenjat e para se si të dallojmë një person të prekur nga stroke janë:

* Probleme me të folurin dhe të kuptuarin. Ndodh kur një person shfaq shenja në mos artikulimin e fjalëve në formën e duhur apo vonesë në të kuptuar, konfuzitet dhe përhumbje.

* Paralizë e gjysmës së fytyrës, këmbës apo dorës. Kjo ndodh kur papritmas një person ndjen mpirje, këputje, paralizë të fytyrës, krahut apo këmbës. Zakonisht kjo ndodh në një pjesë të trupit të pacientit që ka pësuar stroke. Për të kuptuar nëse kjo është një goditje në tru, provoni të ngrini sipër kokës të dy krahët. Nëse njëri prej tyre bie poshtë dhe nuk e komandoni dot mund të jetë një shenjë e goditjes në tru.

* Probleme me shikimin; me një ose të dy sytë. Papritur personi i prekur nga Stroke, mund të ketë shikim të turbullt, errësirë apo shikim të dyfishtë në njërin apo në të dy sytë.

* Dhembje koke. Dhembja e kokës është një shenjë e Stroke gjithashtu. Dhembja e kokës fillon duke u shoqëruar me të vjella dhe marrje mendsh.

* Vështirësi në të ecur. Të prekurit nga Stroke humbin ekuilibrin në qëndrim dhe ecje.

thumbnail_IMG_2492

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kur duhet të njoftojmë urgjencën?

I prekuri nga Stroke ka nevojë për trajtim të menjëhershëm. Drejtojuni mjekut edhe nëse vëreni që shenjat janë zhdukur. Është e rëndësishme të kryeni testet si më poshtë:

* Fytyra. Kërkojini personit të buzëqeshë; vëreni nëse njëra anë e buzës bie.

* Krahët. Ngritja e krahëve njëkohësisht; vëreni nëse ai rrëzohet pavetëdije

* E folura. Tentoni të flisni me personin që dyshoni se ka pësuar goditje. Vëreni nëse e folura e tij është e paqartë dhe e çuditshme.

Nëse një i afërmi juaj shfaq këto shenja, mos prisni që simptomat të kalojnë, por menjëherë drejtohuni qendrës së urgjencës. Çdo minutë kushton, sa më shumë kohë të kalojë, aq më shumë rritet risku i vdekjeve nga stroke.

Përse ndodh Stroke?

Sepse 1.9 milion qeliza nervore të trurit vdesin në minutë. Bllokimi i arteries kryesore të madhe të trurit çon në 120 milionë qeliza të vdesin në 1 orë dhe në rast mos zhbllokimi të arteries, riperfuzionit të zonës çdo 30 minuta, probabiliteti i përmirësimit pas goditjes ulet me 10%.

Qendra e Stroke në Spitalin Amerikan

Spitali Amerikan çdo muaj pret një numër të madh rastesh të të prekurve nga Stroke (goditjet në tru). Vlen të theksojmë se goditjet në tru janë të rrezikshmet, në rast se pacienti humbet dhe 1 minutë kohë më shumë nga çasti i goditjes.

Në Spitalin Amerikan kemi ngritur zinxhirin e organizimit të sistemit të Stroke në mënyrën më efektive për pacientin dhe ekipin mjekësor që e asiston atë. Në këtë qendër vlerësim maksimal merr koha, si faktori primar i shpëtimit të jetëve nga goditjet në tru. Pas telefonatës në nr. e urgjencës 042357535/0688008000 ekipi i mjekëve të njësisë Stroke nisen menjëherë drejt vendndodhjes së pacientit, duke asistuar me të gjitha mënyrat e duhura mjekësore për t’u siguruar se gjendja e pacientit nuk është përkeqësuar deri në momentin që ata e sjellin atë pranë urgjencës së Spitalit Amerikan. Kur pacienti mbërrin në spital kryhet një zinxhir ekzaminimesh, duke filluar nga analizat e gjakut e deri te rezonanca e kokës, për të parë tipin e Stroke. Kur rastet e pacientëve janë të komplikuara, ata i nënshtrohen kirurgjisë së menjëhershme. Në rastet më të lehta, ato trajtohen në pavion dhe në reanimacion.

Mjekët neurologë të Spitalit Amerikan theksojnë se është shumë e rëndësishme njohja e shenjave të para të goditjes në tru, pasi shpëtojnë jetën e personit të prekur. Çdo minutë vlen jetë!

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas