ShowBiz

Stresi vjen me këngë patriotike

Reperi Stresi dhe këngëtari Arif Dushaj kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Me krah shqipes nga Tropoja” titullohet kënga e tyre më e re e ndërsa është me motive patriotike dhe i dedikohet shtetit të Kosovës.



Ka qenë vet reperi Stresi, ai i cili përmes një postimi në Instagram ka lajmëruar fansat për publikimin e këngës së re, ndërsa ka treguar fabulën e saj.

“Ta gëzosh këngën oj Kosovë e ke dhuratë nga populli i Tropojës”, ka shkruar ai në Instagram.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili i përshtatet mjaft shumë këngës, duke sjellë koreografi popullore nga vendet antike të Kosovës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas