Kryesore, Rajoni

Strategjia e Putinit alarmon Berlinin

Russia's President Vladimir Putin attends a news conference at the end of the G20 summit in BrisbaneQeveria gjermane është e alarmuar nga politika agresive e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Sipas qeverisë gjermane, kjo është një politikë anti- perëndimore.



Në një dokument të besueshëm, të publikuar nga Spiegel, theksohet se qëllimi i presidentit rus, Vladimir Putin është që të vendosë këtë rajon nën presion, për t’u pozicionuar kundër anëtarësimit në BE.

Aleati kryesor i Putinit në këtë përpjekje është Serbia, me të cilën po bashkëpunon ngushtë në planin ushtarak.

Po ashtu, presioni mbi Serbinë ushtrohet edhe përmes furnizimit me gaz.

Në dokumentin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë theksohet se Rusia po ndikon edhe në Bosnje.

Një zyrtar i lartë gjerman thotë se po bëhet presion mbi republikën serbe të Bosnjes, duke tentuar kështu që të fitohet ndikimi mbi të gjithë Bosnjen.

Spiegel i ka kushtuar një vëmendje të zgjeruar në versionin e saj në print kësaj çështjeje, ndërkohë që online janë publikuar vetëm disa të dhëna të shkurtra.

Ky informacion vjen në një kohë kur Gjermania e ka shtuar ndjeshëm vëmendjen mbi rajonin tonë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas