Kryesore

Strakosha ndal Ronaldon, Juve fiton në sytë e Ramës





               Publikuar në : 20:01 - 25/08/18 |
mapo.al

Juventusi nuk ka ndërmend të ndalet në Seria A. Kampionët e Italisë fituan pastër 2-0 ndaj Lazios, një ndeshje që nuk e vendosën në diskutim thuajse në asnjë moment. Allegri i surprizoi të gjithë pasi la në stol nga minuta e parë Douglas Costën, Dybala-n dhe Cuadradon, duke hedhur në fushë Matuidi, Bernandeschin dhe Manduzkic. Bardhezinjtë vuajtën në 45 minutat e para në ndërtimin e aksioneve, teksa Pjanic dhe Khedira u panë në vështirësi nga presioni i bardhekaltërve. Lacio në dy raste ju afrua golit me Luis Alberton, i cili detyroi Szczesny-in të detyronte topin në goditje nga këndi. Në krahun tjetër Juventusi kundërpërgjigjet mjaft mirë duke gjetur golin e avantazhit me Pjanic. Boshnjaku u shërbye mjaft mirë në hyrje të zonës nga Mandzukic, dhe me një veprim të bukur e dërgoi topin në cepin e portës së Strakoshës. “Gardiani” shqiptar u mundua që të priste topin, por me gjithë përpjekjet e tij, topi shkoi në rrjetë.


Fraksioni parë u mbyll me avantazhin minimal të vendasve, ndërkohë që në fraksionin e dytë Lazio përpiqet që të reagojë me kundërsulme, por nuk ka forcë. Milinkovic-Savic është shumë nervozë, duke detyruar trajnerin Inzaghi që ta nxirrte nga fusha në minutat e fundit. Në krahun tjetër ndërkohë skenën e merr Cristiano Ronaldo, i cili provon në disa raste që të thyejë Strakoshën, por portieri shqiptar bën një ndërhyrje spektakolare me majën e grishtërinjve. Gjithsesi në minutën e 75-të, portieri shqiptar do të dorëzohej, pasi këtë herë do të ishte Manduzkic, i cili do të gjente golin e dytë, pasi Ronaldo u bë sërish protagonist duke mos patur fat në momentin e devijimit të topit. Juventus pas kësaj fitoreje ngjitet në krye të renditjes me 6 pikë, ndërkohë që Ronaldo ende nuk ka mundur që gjejë rrugën e rrjetës.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas