Sport

Strakosha bën pritje të jashtëzakonshme, i dhuron fitoren Lacios

Lacio ia ka dalë të realizojë fitoren e dytë më radhë në Serie A falë paraqitjes së shkëlqyer të portierit shqiptar Thomas Strakosha, i cili me një pritje në momentet e fundit e ruajti portën e paprekur nga  lojtarët e Empolit.

Francesco Caputo i Empolit tentoi me një goditje nga afërsia e portës në minutën e fundit të kohës shtesë, por përfaqësuesi i Shqipërisë Thomas Strakosha reagoi me një pritje fantastike duke i mohuar golin atij dhe në këtë mënyrë ia siguroi tri pikët e radhës Lacios



Goli i fitores u realizua nga Marco Parolo që realizoi gol në minutën e 42-të.

Lacio tani ka dy fitore dhe dy humbje që i sigurojnë gjashtë pikë dhe vendin e tetë në renditjen e SERIA A.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas