Kryesore

Stop ngacmimit seksual në Kuvend






               Publikuar në : 22:40 - 01/04/18 |
mapo.al

Për herë të parë një ligj që ndalon ngacmimin seksual në Kuvend. Vala botërore e denoncimeve per ngacmime seksuale, ka nxitur dhe Parlamentin e Shqipërisë ta ndalojë ligjërisht këtë lloj sjellje brenda ambienteve të tij. Bëhet fjalë për një klauzolë të re të shtuar në Kodin e Etikës dhe propozuar nga demokrati Enkelejd Alibeaj. Por çfarë do të quhet ngacmim seksual?


“Nuk lejohen fjalët, gjestet,  komunikimi vulgar i cili mund të vlerësohet nga kushdo. Gjithashtu  nëse dikush vihet në dijeni për një mjedis jo miqësor, pra që ka ngacmime, ka provokime, duhet ta denoncojë dhe t’i dalë në mbështetje kolegut  apo koleges. Jo që në Kuvendin e Shqipërisë deputetët ose deputetet  janë të ngacmuara ose kanë ngacmime seksuale”, tha për Klan Plus Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas