Mapo Letrare

Stili i Roberto Bolano Avalos

Stili i Bolano-s dhe brendia e veprës së tij qëndrojnë në këtë tekst të vogël: Një përzierje midis ëndrrës dhe realitetit, lojë, humor, lehtësi, pafajësi. Një stil i pastër, imazhe të papritura, një shikim i sinqertë mbi të këqijat e kësaj bote.

“Kam lindur më 1953, viti i vdekjes së Stalinit dhe i Dylan Thomas. Më 1973, u burgosa për tetë ditë nga ushtria puçiste e vendit tim. Në sallën e gjimnastikës të të burgosurve politikë, gjeta në një revistë angleze një reportazh mbi shtëpinë e Dylan Thomas në vendin e Galëve, një shtëpi që m’u duk e mrekullueshme, e lumtur, ndërkohë që besoja se Thomas kish vdekur i varfër. Nuk kishte reportazh mbi Stalinin. Atë natë ëndërrova Stalinin dhe Thomas-in: Gjendeshin në një bar në Meksikë, të ulur pranë një tavoline të vogël të rrumbullakët, një nga ato tavolinat ku bëhen mundje krahu… veçse nuk po bënin mundje krahu, po bënin garë alkooli. Poeti galez pinte uiski dhe diktatori sovjetik vodka. Me kalimin e kohës, i vetmi që kishte dhimbje në zemër dhe që ndihej gjithnjë e më keq, isha unë.”



Stili i Bolano-s dhe brendia e veprës së tij qëndrojnë në këtë tekst të vogël: Një përzierje midis ëndrrës dhe realitetit, lojë, humor, lehtësi, pafajësi. Një stil i pastër, imazhe të papritura, një shikim i sinqertë mbi të këqijat e kësaj bote.

Lindur në Kili, Bolano shpërngulet me familjen e tij në Meksikë në moshën 15-vjeçare. Rikthehet në Santiago, ikën përsëri në Meksikë, instalohet përfundimisht në Spanjë, në Barcelonë e më pas në Blanes. Gjatë nëntë viteve të kaluara në Meksikë, ai themeloi lëvizjen e infrarealizmit, që inspirohej nga dadaizmi. Kjo aventurë pararendëse shfaqet te Detektivët e egër (1998), një roman që do t’i garantonte autorit të tij një reputacion jashtë shtetit.

Ironike, parodike, çshenjtëruese, proza e tij luhatet gjithnjë midis fiksionit dhe realitetit në një ekuilibër të paqëndrueshëm. I shërbeu madje edhe si shembull Javier Cercas-it për librin e tij Ushtarët e Salaminës (2001). Madje struktura e disa prej tregimeve të tij të huton: Te Letërsia nazi në Amerikë (1996) dhe te Nokturnet e Kilit (2000), kapitujt mund të lexohen në mënyrë të shpërndarë, në rrëmujë; 2666 është menduar dhe ndërtuar për t’u publikuar disa herë (fatkeqësisht do të botohej pas vdekjes së shkrimtarit në një volum të vetëm). Bolano është një shkrimtar i rastësisë, që do të rivalizojë. Secili nga librat e tij është një aventurë, madje disa aventura: “Nuk e di nëse është Borges-i që e ka thënë. Apo Platoni. Ose ndoshta Perec. Çdo histori të çon në një histori tjetër, që çon edhe ajo nga ana e saj në një tjetër histori.”

Përktheu: Bisej Kapo

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas