Auto, Kryesore

Starton ‘Rally Albania’/ 180 sportistë, “sprint” për podiumin

I kthyer në një ndalesë të përvitshme për shumë prej pilotëve nga më profesionistët e garave “off road”(jashtë rruge), “Rally Albania” ka mbledhur edhe këtë verë disa nga protagonistët më të njohur te motorët dhe makinat.

Edicioni i 14-të i garës sportive në vendin e Shqiponjave nisi këtë të shtunë nën petkun e garës më të vjetër të Ballkanit.



Më shumë se 2200 kilometra do të imponojnë pilotët në 7 ditë sfilitëse por plot adrenalinë në thuajse të gjithë territorin shqiptar. Sportistët do të konkurrojnë mes tyre në 4 kategori “Moto”, “Quad”, “Makina” dhe “Ssv”.

Etapa e parë prolog është ajo që do të testojë pretendentë kryesorë me 160 kilometra cirkuit të detajuar fillimisht në rrethinat e Tiranës, e deri në Dibër. Prologu i së dielës do të vendosë dhe rendin e nisjes.

E hëna do të jetë një provë force me plot 360 kilometra në Verilindje, ndërsa më 12 Qershor i gjithë karvani me stafin mbështetës do të jetë i pozicionuar në Ersekë.

Nga aty do të nisë ofensiva drejt brigjeve të Jonit për dy ditë në Ksamil, që do të ndajnë edhe pjesëmarrësit e thjeshtë dhe ata garues që vërtet synojnë çmimin final.

Etapa më e vështirë është ajo në 15 Qershor, një ditë para finales së madhe. Pilotët do të përshkojnë plot 500 kilometra drejt kryeqytetit dhe ashtu siç ka treguar e kaluara, shumë prej tyre nuk e përfundojnë fare, dhe ata pak të zotë, do ta bëjnë në orët e para të ditës tjetër.

Ceremonia e çmimeve për “Rally Albania” do të zhvillohet në Tiranë, të dielën e 17 qershorit.

<
>
34718408_1968289579888447_6966200709435883520_o 34727803_1967646103286128_2217328066865135616_o 34752201_1968290973221641_4121410656865878016_o 34759051_1967647416619330_3436257871577219072_o 34759056_1968291133221625_4894010969165922304_o 34759061_1968290516555020_8888894329033064448_o 34773290_1967644606619611_1823387554737553408_o 34774669_1967646856619386_6131851828414906368_o 34776549_1968289503221788_252585257151234048_o 34776565_1968289363221802_2294378186722508800_o 34782945_1967643136619758_55163761085906944_o 34792601_1968289686555103_2464403576760303616_o 34792634_1968289873221751_5798082695707754496_o 34796530_1967645519952853_3657570887730724864_o 34796534_1967641383286600_3534079574264512512_o 34798341_1968291053221633_7781316765560078336_o 34823300_1967643519953053_6237409316958109696_o 34826164_1967647739952631_2784272683469111296_o 34830174_1967643933286345_4523041892052500480_o 34849099_1968290239888381_6223440756166623232_o 34855890_1968289983221740_1019588780387991552_o 34857613_1967641929953212_4438774401776746496_o 34857630_1968290713221667_7821763048112128000_o 34861209_1968290873221651_3086965825119191040_o 34893328_1967644949952910_920552370755076096_o 34934463_1968289289888476_9191823766898868224_o 34963529_1967642249953180_6024331582767104000_o 35043505_1968290389888366_1491818841150324736_o Rally-Albania-2016-16

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas