Sport

Starova: Panuçi nuk diti të lexonte lojën, ja defektet e Kombëtares

Ish-trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, bëri një analizë të shkurtër të humbjes së Shqipërisë ndaj Skocisë me rezultatin 2-0 duke treguar pikët e dobët të skuadrës si dhe gabimet e trajnerit Panuçi.

“Objektivi i skuadrës u lexua. Ishte të mbroheshim me shumë forca, për të marrë një pikë dhe për të goditur me kundërsulm. Skuadra vuajti shumë me rreshtimin 4-3-3. Panuçi nuk diti të lexonte lojën. Robertson vinte pa pushim. Gavazaj ishte i pamundur. Më pëlqeu paraqitja e Ndojit. Memushaj në sulm e kishte të vështirë. Në minutën e 37-të për herë të parë gjuajmë kornen e parë. Momenti kur pësojmë një gol, edhe për mungese të lojtarëve të rinj.



Binaku nuk mbulon dot linjën. Pas golit, fillojmë të reagojmë, u bëmë më trima. Strakosha që na dha fitoren me Izraelit, sot ka përgjegjësi te goli i dytë. Më pas skuadra u dorëzua komplet. Panuçi të kritikojë veten. Nuk është i qartë në kokën e tij, për skemat dhe për të ardhmen. Skuadra pa Mavraj, Agollin, Kaçen dhe Grezdën ka probleme. Populli duhet të dijë objektivin. Kjo ndeshje na uli me këmbë në tokë, për të analizuar mirë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas