Media

‘Sport News’ rinis më 3 shtator në ‘News24’. Kush do të jetë imazhi i ri i emisionit…

Shtatori sjell risi në televizionin informativ “News24”. Këtë sezon të ri në ekranet e shqiptarëve do të vijë një tjetër imazh që do të shoqërojë cdo ditë sportdashësit.

Daljana Sejdia do të jetë cdo ditë në 17:30 me “Sport News”, për të dhënë të rejat më të fundit lidhur sportin.



Brunia simpatike nuk është një figurë e panjohur për shikuesit.

Po në ekranin e News24, Daljana Sejdia ka qenë moderatore e një cikli emisionesh si, ‘Quiz TV Show’, si edhe emisionit sportiv gjatë sezonit të Champions League ‘Emision 90+’.

Për të gjithë sportdashësit, ‘Sport News’ do të shfaqet në ekranin e “News24” premierë në 17:30, për t’u ritransmetuar më pas në 18:30 dhe 20:00.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas