Shëndeti

Spondiliatroza, shpesh e më e pranishme tek të rinjtë

Spondiloza dikur ishte një sëmundje e grave të moshës së mesme dhe burrave mbi moshën 40-vjeç, por tash është gjithnjë e më shumë e pranishme te të rinjtë. Është pikërisht stili i qëndrimit ulur që është fajtori kryesor për ndryshimet degjeneruese kurrizore që ndodhin në moshën më të re.

Pa marrë parasysh se sa e pabesueshme kjo tingëllon, shtylla kurrizore është 50 për qind më e rënduar derisa qëndrojmë ulur se sa në këmbë. Dhimbja ose ngurtësia e rastësishme në qafë dhe prapa, e shoqëruar nga dhimbje koke dhe dridhje duarsh, tregojnë qartë spondilozën, transmeton KosovaPress. Në ndryshimet në shtyllën kurrizore, përveç faktorit gjenetik, mbajtjen e pahijshme të trupit dhe mungesën e aktivitetit fizik, gjithashtu preken nga dieta dhe stresi jo i duhur.



Edhe pse këto simptoma zakonisht kalojnë brenda disa ditëve, ato nuk duhet të injorohen, sepse është tipike për spondilozën, që sapo të ndodhë, bëhet sëmundje kronike. Nëse ato tashmë janë shfaqur, ndryshimet degjeneruese të kurrizit nuk mund të korrigjohen, por me terapi të përshtatshme dhe rekreacion të moderuar mund të zvogëlohen dhimbjet dhe përkeqësimi gjendjes së shpinës Ilaçet nuk japin efekte të kënaqshme për spondilozën.

Për qëllime terapeutike, mjekët kryesisht përshkruajnë ushtrime që ulin dhimbjen dhe përmirësojnë lëvizshmërinë, si noti, shëtitja dhe ngasja e biçikletës, përgatiti Koha. (b.an)

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas