Arkiva 2

‘Spiuni’ që ju zgjon nga gjumi kur flini në punë

Marrin fund shpresat për të bërë një sy gjumë në zyrë për punonjësit në Japoni. Shumë shpejt do dalë në treg një pajisje teknologjike që arrin të zbulojë nëse punëtorët po flenë dhe i zgjon duke e bërë ambientin të ftohtë.

Prodhuesi i kondicionerëve, Daikin dhe gjiganti elektronik, NEC kanë nisur bashkëpunimin për testimin e këtij sistemi që monitoron lëvizjen e qepallave të punonjësit me një aparat fotografik, i cili është i lidhur me kompjuterin.



Kompjuteri do të ulë automatikisht temperaturën e dhomës nëse zbulon se dikush po fle. “Ne shpresojmë ta prezantojmë këtë sistem në vitin 2020”, tha një zëdhënës i Daikin për AFP.

Pajisja lidhet me teknologjinë e Dainkin për të ndryshuar temperaturën, ndërsa NEC shërben për të zbuluar lodhjen dhe pagjumësinë e punëtorit. Ideja u zhvillua pas një studimi të bërë nga kompanitë që donin një mënyrë për të mbajtur punëtorët të përqendruar.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas