Bota, Kryesore

‘Spiuni mori 300 mijë euro’

Austria është gdhirë të premten e tronditur nga skandali më i madh i spiunazhit në historinë e saj të fundit. Nga pas qëndron- ashtu siç mund të mendohet, Rusia, shkruan gazeta Bild.

Në mëngjes, kancelari austrial, Sebastian Kurz, 32 vjeç, doli në një konferencë shtypi me ministrin e Mbrojtjes, Mario Kunasek. Ata bënë të ditur se rusët kanë spiunuar ushtrinë austriake.



“Sipas informacioneve që kemi, kjo ka nisur që në vitet ’90 e deri në vitin 2018,” tha kancelari.

Kurz tha se kjo është diçka e papranueshme. Sipas tij, ministrja e Jashtme e Austrisë ka anuluar vizitën për në Rusi. Për ironi, Putin ishte në dasmën e saj i ftuar.

Detajet për rastin e spiunazhit ka dhënë gazeta Krone. Sipas saj, oficeri që ka spiunuar është një 70-vjeçar nga Salzburgu. Ai ka dhënë informacione për Rusinë për 20 vite. Çdo dy javë ai jepte detaje të ushtrisë austriake tek një oficer ndërlidhës. Për punën e bërë ai mendohet se ka marrë 300 mijë euro në total.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas