Kryesore

Spartak Ngjela: Qeveria s’ka më para, ja pse Rama nuk jep doreheqjen

TIRANE– Avokati Spartak Ngjela ka reaguar për protestën e zhvilluar sot në ‘Rrugën e Kombit’ kundër taksës të vendosur për mjetet që qarkullojnë në këtë aks. Përmes një statusi në Facebook, Ngjela thotë se qeveria nuk ka para prandaj dha rrugën me koncesion, ndërsa sipas tij ka dy arsye se pse Rama nuk jep dorëheqjen.

“Janë dy arsye: ose sepse ka frikë që po të japë dorëheqjen nuk ka kush ta ndalojë Reformën në Drejtësi dhe ky sigurisht që do të jetë i penalizuar nga ajo reformë; ose, me mendjelehtësi mendon që me veprime arbitrare kundër jetesës normale të shqiptarëve; ta hedhë popullin në revoltë për të krijuar destabilizim në Shqipëri”- thotë ndër të tjera Ngjela.



Statusi i plote:
Ajo që ndodhi në kufirin e Rrugës së Kombit, është një mënyrë politike që ka për shkak kryeministrin aktual shqiptar.

Por shkaku kryesor në këtë ngjarje është fakti që qeveria shqiptare nuk ka më pará që të drejtojë shtetin.

l.
Cilat janë pyetjet që duhet të ngremë në këtë rast në mënyrë që ta sqarojmë këtë situatë?

Pyetjet që duhen ngritur janë këto:

Cila është arsyeja që Rama e dha Rrugën e Kombit me konçesion?
E dha rrugën me konçension sepse qeveria Rama nuk ka pará që ta mbajë.

Po pse ky kryeministër e ka katandisur këtë shtet që të jetë në këtë gjendje?
Sepse ka bërë një politikë personale dhe të dyshimtë për Perëndimin, dhe, pikërisht për këtë, politika perëndimore nuk i jep asnjë lloj financimi derisa të bëhet Reforma në Drejtësi.

Po pse nuk e bën Reformën në Drejtësi?
Sepse kjo reformë e penalizon dhe prandaj edhe ky, njëlloj si Saliu, vijon rrugën e vonesës dhe zvarritjes së Reformës.

Por, përderisa është në një embargo të tillë dhe pa pará, pse nuk jep dorëheqjen?
Nuk e jep dorëheqjen se nuk e lejon patologjia e tij, dhe me mendjelehtësinë e tij patologjike mendon se mund të mundë politikën amerikane dhe gjermane.

ll.
Në fakt kjo ishtë arsyeja. Nuk ka pará dhe kërkon që, për të mbajtur pushtetin e tij personal, të rëndojë ekstremisht shqiptarët me taksa. Por ky është aventurizëm prej injoranti, sepse ai kryeministër, qeveria e të cilit nuk ka pará për shkakun e tij apo të politikës së tij, jep dorëheqjen.

Po përse nuk e jep dorëheqjen Edi Rama kur e di që nuk ka pará?
Janë dy arsye: ose sepse ka frikë që po të japë dorëheqjen nuk ka kush ta ndalojë Reformën në Drejtësi dhe ky sigurisht që do të jetë i penalizuar nga ajo reformë; ose, me mendjelehtësi mendon që me veprime arbitrare kundër jetesës normale të shqiptarëve; ta hedhë popullin në revoltë për të krijuar destabilizim në Shqipëri.

Po , përse e kërkon destabilizimin?
Sepse mendon që një destabilizim shoqëri i jep të drejtën atij që të marrë paratë e grabitura nga arka e shtetit e të ikë nëpër botë.

Asnjë arsye tjetër nuk ka.

 

PasPara

1 koment

  1. O taku ja e dha ED RAMA dorheqjen do e mari luli me moniken , per çfar reforme flet ti o i semur mendor kush do ta bej rreformen mas teje luli me moniken dhe saliun , ti ke lajthitur fare mer burr nuk e jep dorheqjen rama ,na trego kush do ta mari pushtetin di gje ti perveç lulit monikes e saliut , mos fol sikur te kan hequr trurin e vogel o njeri , gjej nje her njeriun e duhur per te ber shtetin dhe hajde e zevendesojm ramen , kur nuk ka kush e merr qeverin pse dikuton si i semur mendor , fol me llogjik o njeri se dhe ty nuk po te kuptojm fare ,te ngeli goja amerika amerika ,nuk do vin amerikanet te drejtojn qeverin, po e la edi e mer mul noka sali lusha me sali berishen dhe moni qe rri zbathur ,ti ke rrjedhur fare mer burr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas