Aktualitet

Spanjë/ Varka merr flakë, lëndohen disa persona

Të paktën shtatë persona janë lënduar si pasojë e zjarrit që ka kapluar një varkë turistike në veriperëndim të Spanjës, raporton “The Independent”.

Catamaran e cila ishte duke bartur rreth 50 persona, u ndesh me një barkë tjetër në ishullin Toxa, raportojnë mediet lokale të Spanjës, transmeton “Klan Kosova”.



Shumë pasagjerë u hodhën në det, pasi Garda Civile dhe anijet e tjera të pilotuara nga civilët u afruan për t’i shpëtuar viktimat.

Nuk ka të vdekur, mirëpo raportohet se disa pasagjerë janë trajtuar për djegie, lëndime të tjera dhe tronditje.

Të lënduarit janë dërguar në spitale të ndryshme në varësi të llojit të lëndimit të tyre.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas