Aktualitet

Spanjë, shpëtohen rreth 340 emigrantë në Mesdhe

Shërbimet spanjolle të shpëtimit njoftuan se kishin shpëtuar më shumë se 340 imigrantë në Mesdhe.

Rojat bregdetare spanjolle theksuan se kishin shpëtuar 240 persona në 12 anije, 10 në ngushticën e Gjibraltarit dhe dy në Detin e Alboran, që ndan Spanjën nga Maroku.



Një zëdhënës shtoi se Garda Civile kishte shpëtuar më shumë se 100 imigrantë të tjerë në Mesdhe.

Sipas një numërimi të fundit nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (OIM), 16 902 emigrantë kanë mbërritur në Francë që prej fillimit të vitit dhe 294 kanë humbur jetën në përpjekje për të mbërritur në këtë vend, nga 1 400 të vdekur në Mesdhe gjatë këtij viti.

Muajin e kaluar, Spanja pranoi të priste 630 migrantë të mbërritur në bordin e tre anijeve, mes të cilave dhe anija Aquarius e një OJQ-je franceze, refuzuar nga Italia dhe Malta.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas