Bota

Spanjë/ Aksidentohet autobusi, 6 të vdekur e 16 të plagosur

Një autobus me udhëtarë është përplasur ballë për ballë me një nga shtyllat e mbikalimit të një daljeje nga autostrada në një rrugë dytësore në Aviles, me drejtim Oviedon.

Deri më tani, shërbimi i emergjencave të Asturias informon se të paktën 5 persona kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër gjatë transportit për në spitalin “San Agustin”, ndërsa 16 të tjerë janë plagosur.



Njëri prej tyre, në gjendje të rëndë shëndetësore, është dërguar menjëherë për në Spitalin e Cabuenes. Ndërkohë, 10 persona të tjerë me plagë më të lehta janë dërguar për ndihmën e parë mjekësore në “San Agustin”.

Zjarrfikësit kanë mundur të nxjerrin trupat e pajetë të 3 personave nga brendësia e autobusit të shkatërruar në aksident.

Përplasja ndodhi në orën 13:40 në dalje të Avilesit.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e emergjencave, garda civile dhe policia, që kanë menaxhuar mes vështirësive edhe trafikun në zonë. Një helikopter i urgjencave ka transportuar gjithashtu disa të plagosur në qendrat shëndetësore më të afërta.

Autobusi, i cili ofronte shërbime nga “Consorcio de Transportes de Asturias” dhe operonte nën siglën e kompanisë “ALSA” është përplasur tërësisht me kolonën e betonit, aq sa është dëmtuar deri në rreshtin e tretë të udhëtarëve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas