Kryesore

Spanja shpalos kandidaturën për Botërorin e vitit 2030!




               Publikuar në : 07:51 - 13/09/18 |
mapo.al

Spanja dëshiron të jetë vendi organizator i Botërorit të vitit 2030, për këtë arsye ditën e djeshme presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është takuar me kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez dhe presidentin e federatës Luis Rubiales.


Për momentin sipas asaj që raporton AS dy janë hipotezat që i janë paraqitur presidentit të FIFA-s, Infantino.

Hipoteza e parë është ajo për ta organizuar Botërorin e vetme, ndërsa hipoteza e dytë është ajo e një kandidature të përbashkët me Portugalinë dhe Marokun.

Megjithatë federata spanjolle e futbollit po shtyn më shumë drejt kandidaturës së vetme të Spanjës, duke patur parasysh edhe rotacionin e kontinentëve që po bën FIFA për zhvillimin e Botërorëve.

Dy të radhës do të zhvillohen në Azi dhe Amerikën e Veriut, pikërisht në 2022 në Katar dhe në 2026 në SHBA-Meksikë dhe Kanada, shkruan SuperSport.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas