Kryesore, Sport

Sot seria e fundit Modric-Real-Inter, a do ta lëshojë Perez dhe talentin kroat?!

“Telenovela” Modriç do të luajë sonte aktin e fundit, për t’u vendosur përfundimisht edhe e ardhmja e mesfushorit kroat, që është ende e ndarë mes Madridit dhe Milanos.

Kroati do të takojë sonte presidentin e realit, Florentino Perez dhe ka ndërmend t’i kërkojë largimin drejt Interit, ku ka gati një kontratë 4-vjeçare me një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon.



Nga ana tjetër, është e vështirë që Perez të pranojë, sepse ka kalaur një verë të “hidhur” në merkato, pasi ka parë ta refuzojnë shumë trajnerë e lojtarë.

Gjithsesi, sonte është edhe afati i fundit, pasi nesër në orën 20:00 mbyllet merkatoja në Serinë A dhe nëse transferimi duhet të kryhet, atëherë miratimi duhet të vijë pikërisht në këtë takim.

Tifozët zikaltër vijojnë të shpresojnë në afrimin e kroatit, që do të “hapte oreksin” e tyre për këtë sezon, por gjithsesi situata duket e vështirë, pasi shanset më të mëdha janë që Perez të konfirmojë vullnetin e tij për të mos e lejuar largimin e Modriç./tch

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas