Auto, Dikur, Kryesore

Sot qahemi se nuk kanë kondicionerë, por si ishin ‘Urbanët’ e Tiranës vetëm disa dekada më parë…

Gati çdo ditë na ndodh që të gjejmë problematika të ndryshme në autobusët urbanë në kryeqytet, por edhe duhet pranuar se çdo vit cilësia e këtij shërbimi vjen duke ndryshuar.

“Mapo.al” sjell sot një fotogaleri me autobusët urbanë të cilët vetëm disa dekada më parë qarkullonin nëpër rrugët e kryeqytetit, apo dhe qyteteve kryesore të Shqipërisë, por që fotot e shumë prej tyre kanë bërë edhe xhirron e botës…



Autobusat i ndajmë në urbanë, suburbanë dhe interurbanë.

Në bazë të këtij përdorimi, konstruktori zgjedh platformën dhe konfigurimin e ndenjëseve brenda bordit.

Duke ju refreruar faqes profesionale “Albanian-Transport” i pari që është dhe në foton kryesore, është “Made in Albania”, i ngjashëm me “Ikarus 60”, që kishte ardhur përpara (më pas dhe Ikarus 620), ndërsa rimorkio është “Karosa B40”.

Përveç të tjerave, në vitet ’80-të punonin rregullisht nga qendra (sahati) për te “Kafja e Remës”, ose të pajtuar për ndërmarrjet ushtarake nga ajo zonë, dy-tre herë në ditë autobus urbanë të tillë. Kjo gjë varej shumë nga turnet e punëtorisë.

Në foton kryesore të autobusit urban me rimorkio “Made in Albania”, shihet shoferi që hap pak derën për fresk…

Një tjetër model edhe më i vjetër dhe i rrallë ishte edhe ai i viteve ’70-të, “Škoda 706 RO” me rimorkio “Karosa B40”.

Siç mund të shihet, ky model nuk ka sinjale kthimi me dritë “xixëllonjë”, por në të dy anët, aty ku ndodhen pasqyrat, janë dy krahë lëkundës të ngjashëm me tabelën “stop” të policit, të cilët ngrihen dhe ulen (futen në fole), duke treguar se nga cili krah do të kthehet./Përgatiti E.K./Mapo.al/ Foto: ‘Albanian-Transport’/

<
>
0c00b8e5cab1285203424e1b3d0a7496 0c2b435e14775934941d2c00b3285814 1b0d77b4f7162efe2550e99b951b0125 014a75f5516568868b0aa7ecc79321e1 18_bus 0352 7818da4aaf513d037a169f5b654b6a87 92689f07119acd82f2f5df63d399eec7 39105161_2076218045762266_6228701704557166592_o 39149882_833265223543544_2616373431091855360_o 39159182_833285436874856_7728650961748492288_n 2846976728_505a73c969_b 2846997330_1dd42c155a_b a2af6c48390c7c9575119894ca85ef95 ab547db42f53e04f4cd9ee3e45e58346 albania-berat-berat-bus-cp4y6k Albania-Bus-2 bbc6e50a62a09259c230327ede679902 bus1 bus-1-620x330 c792a2371efc48562b54604b3fadde00 c4298c6s-1920 d8c7f9f5dad42345356e22f6dcb39605 dad31ad9eb7113336f1746b5febe65a9 e6d89b00bc88ad676e2b6f386c622fb1 e183df370cfcea96729bf420ec6230df i501632 ok-hedhur-4-3-ish-21-dhjetori
PasPara

1 koment

  1. O budallenj, po perse genjeni vehten, beni krahasime me fqinjet dhe Jo me boten ,se mbetet ne vitet 60 ,ore ju shofte fara Juaj e ndyre, akoma diskutoni kondicioneret……

Leave a Reply to Ali babushi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas