Kryesore, Mapo Format

Sot në MAPO RESEARCH: Një punë kolosale, një libër i UET-PRESS që duhet lexuar

Në suplementin e së mërkurës në gazetën Mapo, këtë herë vjen një libër shumë i rëndësishëm.

Por siç ndodh në kohët e sotme, kur leximi po bëhet një zakon në zhdukje, atëherë Mapo Research sugjeron që të kthehet vëmendja tek një punim shumë i rëndësishëm.



Bëhet fjalë për veprën “Antropologjia etnike e shqiptarëve” me autor Prof.dr. Aleksandër Dhima, botim i UET-Press.

Studimi është një punë që analizon gjendjen disashekullore të popullsisë shqiptare, bazuar në gjetjet antropologjike të përftuara prej ekspeditave në terren, burimeve dhe të dhënave dokumentare historike, në një hark kohor që fillon nga ngjizja e popullit shqiptar në Ballkanin Perëndimor dhe vjen deri në shekullin XX”.

Prof. Dr. Romeo Gurakuqi shkruan se “Monografia “Antropologjia etnike e shqiptarëve” e Prof. Dr. Aleksandër Dhimës, është një studim i mirëfilltë shkencor ndërdisiplinor, hulumtim krejtësisht i veçantë dhe i parealizuar deri më sot për shqiptarët, nga shkencëtarë vendas dhe të huaj”.

“Kjo, sepse realizimi i këtij studimi, që në fakt është një analizë komplekse e një pune kërkimore-shkencore e disa dhjetëvjeçarëve, është bërë i mundur prej një shkencëtari të aftësuar në drejtime formuese të ndryshme si mjekësi, antropologji humane, arkeologji, histori, demografi etj., me përvojë të pandërprerë në këto relacione shkencore me një përvojë të gjithanshme”.

Lexoni në linqet e mëposhtme materialet e publikuara:

Antropologjia, kërkimi i një jete

Shqipëria e vogël dhe e pashquar për studiues si Aleksandër Dhima

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas