Kryesore, Mapo Format

Sot në MAPO: Nisja e trazuar e sezonit politik dhe një propozim nga NY Times

E përditshmja Mapo ia kushton kopertinën e së martës situatës politike në vend.

Sezoni i ri politik ka nisur i trazuar, pavarësisht se ky është një vit i rëndësishëm për ecurinë e integrimit europian.



Opozita vijoi marrëdhënien e saj të kushtëzuar me Kuvendin, kurse situata e krimit mbetet argumenti kryesor i ditëve të para të shtatorit.

Editoriali i ditës në gazetën Mapo shkon sërish për zhvillimet politike në ditën e parë të sesionit të ri.

Diskutimet për shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës janë në qendër të gazetës me një raportim dhe një koment dedikuar kësaj çështje nga pedagogu Blendi Lami.

Karikatura e ditës ka në qendër reformën në drejtësi.

Kurse në ballinë i kushtohet një vëmendje e veçantë rekomandimit të NY Times për të lexuar librin e Ismail Kadaresë “Kamarja e trupit”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas