Kryesore, Mapo Format

Sot në Gazetën MAPO: Tri provimet e vjeshtës së Lulzim Bashës. Eni on “TOP”…

E përditshmja “Mapo” në numrin e sotëm çelet me kryeartikullin “Tri provimet e vjeshtës së Lulzim Bashës”, duke shpjeguar tri sfidat kryesore të kryedemokratit, si dhe lëvizjet më të fundit të opozitës në këtë vjeshtë politike që parashikohet e ‘nxehtë’.

Suplementi javor që shoqëron numrin e sotëm të “Mapo”, i kushtoihet “MAPO LETRARE” me shkrime mbi 10 librat më të mira të sugjeruara nga shkruimtari Bashkim Shehu, si dhe një tjetër shkrim mjaft interesant të Alda Bardhylit.



Karikatura e sotme e mjeshtrit Kapexhiu i kushtohet pikërisht temës kryesore, asaj të lëvizjes politike që do të ndërmarë kryedemokrati Basha.

“Eni on ‘TOP’, gazetarja rrëfen negociatat…” është një tjetër shkrim që i kushtohet lëvizjeve më të fundit në tregun mediatik dhe sezonit të ri të programeve në televizionet kryesore të vendit.

Shkrime të tjera mbi universitetin, botën, rajonin dhe aktualitetin do të lexoni në faqet e gazetës “Mapo”.

Po ashtu do të gjeni edhe mjaftë komente dhe analiza të autorëve shqiptarë dhe të huaj. Për të gjitha këto ju ftojmë të blini dhe të shfletoni sot gazetën “Mapo”./Mapo.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas