Kryesore, Mapo Format

Sot në gazetën MAPO: Rrëzimi i dytë i Llallës, vetingu, çështja e Kosovës…

E përditshmja Mapo sjell të premten e 10 gushtit një numër shkrimesh interesante. Vendin kryesor e zë ai që mund të quhet si rrëzimi i dytë i Adriatik Llallës, ish-kryeprokurorit, që tashmë ka nisur betëjën me drejtësinë për të fituar pafajësinë, një shkrim në faqen 3

Nga ana tjetër, këto ditë të nxehta vere nuk na ndahet vetingu.



Kur komisionet janë pushim, është momenti për të parë se cila ka qenë puna e tyre në këtë fazë.

Një analizë se cilët kanë qenë komisionerët më të ashpër të vetingut dhe cilët më liberalët vjen në faqen 2.

Çështja e Kosovës vazhdon të dominojë diskutimin publik jo vetëm në trojet shqiptare. Kësaj çështje i kushtohet një speciale në faqen 5, shoqëruar me komente dhe me karikaturën e ditës, e cila shkon për deklaratën e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve.

Si çdo të premte, në gazetë vjen edhe suplementi i shumëlexuar për shëndetin.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas