Kryesore, Mapo Format

Sot në gazetën Mapo: Plani i Hashim Thaçit dhe një statistikë drithëruese

E përditshmja Mapo vazhdon të trajtojë në faqen e parë të saj në print çështjen e rishikimit të kufijve në Kosovë.

Kjo çështje ka dominuar diskutimin publik në gusht, por duket se do jetë akoma më e fortë në shtator.



Kjo pasi presidenti Hashim Thaçi thotë se do prezantojë në shtator planin e tij për kufijtë.

Ndërkohë si çdo të mërkurë, në gazetë vjen suplementi Mapo Research, dedikuar plotësisht një studimi të rëndësishëm nga autori Aleksandër Dhima.

Një propozim interesant vjen pas masakrës së Selenicës nga pedagogu i UET, Kristaq Xharo. Sipas tij, në Shqipëri mund të kthehet shërbimi i detyruar ushtarak.

Një vend të rëndësishëm në gazetë zë edhe prognoza e zymtë e INSTAT se Shqipëria po pakësohet ndjeshëm, aq sa në vitin 2030 rrezikojmë të mbetemi vetëm 1 milionë banorë.

Karikatura e ditës është një mesazh për opozitën dhe i opozitës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas