Kryesore

Sot në gazetën MAPO: Një profil i vrasësit të Selenicës dhe një karikaturë pikante






               Publikuar në : 11:41 - 13/08/18 |
mapo.al

E përditshmja Mapo e nis javën duke sjellë një profil të Ritvan Zekajt, autorit të krimit më të rëndë në Shqipëri prej 20 vitesh.


Sipas këtij profili, masakra e Selenicës ishte një vrasje e paralajmëruar.

Ndërkohë përveç shkrimit kryesor, në numrin e së hënës trajtohet edhe problemi i pasojave që la tërmeti i të shtunës.

Si çdo të hënë vjen suplementi MAPO UNIVERSITET.

Karikatura e ditës e mjeshtrit Bujar Kapexhiu sjell këtë herë Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme, Arta Marku, në përpjekje për të vendosur në shina ‘trenin’ e prokurorisë.

Mapo vazhdon të trajtojë me vëmendje edhe situatën në Kosovë dhe Luginën e Preshevës, duke u kushtuar dy shkrime kryesore.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas