Kryesore, Mapo Format

Sot në Gazetën MAPO: Me mendjen për të ikur! 367 mijë shqiptarë aplikuan për lotarinë Amerikane

Numrin e sotëm Gazeta “Mapo” e ka hapur me kryeartikullin që i dedikohet shifrave tepër të larta të shqiptarëve për aplikimin më të fundit të lotarisë Amerikane.

Plot 367 mijë shqiptarë provuan edhe këtë herë mundësinë për t’u larguar nga vendi, shkruhet në këtë speciale.



Një tjetër artikull dhe një tjetër titull kryesor i kushtohet edhe verifikimit pasuror të biznesmenit Edmond Bego, për të cilin Prokuroria ka nisur përveç hetimit pasuror edhe atë të tenderave publikë që ai ka përfituar.

Suplementi i sotëm i kushtohet ekonomisë dhe i dedikohet energjetikës dhe buxhetit, ku si janë arkëtuar më pak euro nga plani në tatime.

Karikatura e sotme e mjeshtrit Kapexhiu, i kushtohet marrjes nga ana e Shqipërisë së refugjatëve nga Italia.

Analiza dhe komente nga autorë vendas dhe të huaj shoqërojnë edhe këtë numër, si dhe mjaftë lajme nga aktualiteti, vendi dhe bota.

Për informacione më të shumta, ju ftojmë që të lexoni numrin e sotëm të gazetës “Mapo”./Mapoal/

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas