Kryesore, Mapo Format

Sot në Gazetën MAPO: Korrigjimi i kufijve. BE si SHBA: Gjeni një zgjidhje

E përditshma “Mapo” e nis numrin e sotëm me kryeartikullin dedikuar çështjes më të mprehtë të momentit në Ballkan, asaj të rishikimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

Duke ju referuar një interviste të dhënë nga Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn, del në pah qëndrimi i qartë i BE-së që ashtu si ai i SHBA-ve, propozon gjetjen e një zgjidhje sa më të pranueshme.



Një tjetër shkrim mjaft interesant i kushtohet edhe dosjes për biznesmenin Edmond Bego, dhe vendimit të papritur të Prokurorisë për të hetuar pasurinë e tij.

Suplementi i përjavshëm “Mapo Universitet” vjen me një mori shkrimesh mjaftë interesante mbi bursat në UET, si dhe mundësitë e shumta që kanë maturantët për të aplikuar në degët e fakulteteve të këtij universiteti.

Po ashtu në këtë suplement do të gjeni edhe një intervistë interesante me dy prej studentëve të UET-së, të cilët tregojnë se si e përfituan “Bursën Pashko” dhe se si vijojnë me sukses udhëtimin e tyre në rrugën e dijes.

Karikatura e sotme nga mjeshtri Bujar Kapexhiu, i dedikohet përzgjedhjes së kandidatëve për në KLGJ dhe ngurimit të tyre.

Komente dhe analiza vijnë në këtë numër nga autorë të huaj dhe shqiptar. Po ashtu shumë shkrime mbi zhvillimet më të fundit në vend dhe botë, do të mund të lexoni kur të shfletoni numrin e sotë, të gazetës “Mapo”./Mapo.al/

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas