Kryesore, Mapo Format

Sot në Gazetën MAPO: Kërcënimi! Mesazh mafioz, plumba shtëpisë së prindërve të gazetares

E përditshmja “Mapo” e ka hapur numrin e sotëem të gazetës, me ngjarjen më të bujshme të ditës, atë të sulmit me armë që ju bë shtëpisë së gazetares Klodiana Lala.

Me titullin “Kërcënimi! Mesazh mafioz, plumba shtëpisë së prindërve të gazetares”, amertura i dedikohet pikërisht kësaj ngjarjeje të rëndë dhe zhvillimeve që po pasojnë rreth saj.



Një tejëtr artikull jo më pak i rëndësishëm është edhe ai i hetimit mbi audio-përgjimin Biba-Bianku në Strasburg.

“Biba përshtat qëndrim: Po, i kërkova ndihmë Biankut”, është titulli i shkrimit që hedh dritë mbi debatin e zhvilluar rreth audio-përgjimit.

Një intervistë mjaftë interesante do të gjeni sot në numrin e të përditshmes “Mapo” me kryetarin e PAA-së, Agron Duka, sipas të cilit vendi është përballë një qeverie të lodhur…

Suplementi i përjavshëm “Mapo Shëndeti” i kushtohet të moshuarve dhe problemeve që ata mund të kenë me lëkurën e tyre, pasojë të cilat nuk vijnë vetëm nga dielli.

Karikatyra e përditshme e mjeshtrit Kapexhiu, i kushtohet korrupsionit në të gjitha qelizat e administratës deri tek rojet… të cilët presin edhe ata bakshishin e tyre.

Komente dhe analiza mbi zhvillimet në vend dhe botë do të gjeni edhe në këtë numër, si dhe mjaftë shkrime të tjera interesante rreth aktualitetit, politikës, kulturës dhe sportit. Të gjitha këto mund t’i gjeni duke shfletuar sot të përditshmen “Mapo”./Mapo.al/

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas