Kryesore, Mapo Format

Sot në gazetën MAPO: Çështja ‘Bego’, biznesmeni dhe xhonglimet e drejtësisë dhe politikës

E përditshma Mapo i ka dedikuar në numrin e sotëm titullin kryesor dhe një speciale të zgjeruar, çështjes së biznesmenit lushnjar të arrestuar në Greqi, Edmond Bego.

Në këtë special flitet për historinë e këtij biznesmeni, aktivitetin e tij ekonomike, e shkuara e errët që e lidh atë me ish-tëfortin e Lushnjës, Aldo Bare, si dhe akuzat që po hidhen ndaj tij për trafikim droge.



Gazeta Mapo është munduar që të bëjë një epilog të kësaj historie sot dhe në të kaluarën, si dhe të sqarojë përplasjet mes drejtësisë dhe politikës.

Po ashtu, në qendër të ngjarjes janë edhe debatet më të fundit që kanë përfshirë këto ditë politikën në Tiranë, në lidhje me këtë arrestim.

Cilat janë lidhjet e biznesmenit Bego me politikanë të rëndësishëm të majtë? A ka gisht ai në krimet e ndodhura në të kaluarën në Lushnjë? A ka qenë ai financuesi kryesor i bandës së kriminelit të arrestuar Aldo Bare?

Gjithashtu sot do të gjeni në këtë numër edhe një supliment të veçantë rreth ekonomisë, mbi taksat, tatimet, si dhe ekonominë globale dhe sfidat e saj.

Për të gjitha këto dhe informacione të tjera me rëndësi rreth aktualitetit, ju ftojmë që të lexoni sot të përditshmen “Mapo”./Mapo.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas