Kryesore, Mapo Format

Sot në Gazetën MAPO: Audio-përgjimi i ri. Nënkryetari i KQZ-së ‘shantazhon’ gjyqtarin e Strasburgut…

Numri i sotëm i të përditëshmes “MAPO”, hapet me lajmin më të bujshëm të ditës, atë të audio-përgjimit të ri mes Nënkryeatrit të KQZ-së, Denar Biba dhe gjyqtarit shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku.

Gazeta “Mapo” hedh dritë mbi këtë audio-përgjim dhe zbardh me detaje faktet që trajtohen në të, si dhe pasqyron gjithë debatin politik që ka shoqëruar dje dhe sot këtë skandal të ri.



Një shkrim tjetër i rëndësishëm në numrin e sotëm, është edhe ai rreth shtyerjes së ekstradimit nga Gjermania, të të kërkuarit nga policia shqiptare për 613 kg kainë, Arbër Çekajt.

Suplementi i sotëm në “Mapo Research” i kushtohet kërkimeve dhe vjen me një studim të Prof. Elvin Gjevorit, mbi kujtesën kolektive në Shqipëri.

Në pjesën e aktualitetit, spikatin titujt mbi thirjen që ka bërë Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, për gjyqtarët që të bëhen pjesë e procesit të zgjedhjeve për anëtarë në KLGJ, si dhe një deklaratë e Kancelares Merkel mbi mosndryshimin e kufijve në Ballkan.

Po ashtu, si ç’do ditë karikatura e “Mapo” e përgatitur nga mjeshtri Bujar Kapexhiu, i kushtohet shqyrtimit të dosjeve të shumta të drejtësisë. “Me hapin e breshkës” është ironia e saj…

Komente të shumta dhe shkrime mbi aktualitetin, politikën, botën dhe rajonin do të gjeni në këtë numër, për të cilin ju ftojmë ta shfletoni më gjerësisht gjatë ditës./Mapo.al/

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas