Kryesore

Sot finalja e Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Laçit, trofeun e jep presidenti Meta






               Publikuar në : 10:03 - 27/05/18 |
mapo.al

“Elbasan Arena” do të presë sot finalen e Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Laçit, që do të luhet në orën 19:00. Skuadra fituese do të ketë privilegjin që trofeun t’ua dorëzojë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Burime të besueshme të “Panorama Sport” konfirmojnë se do të jetë pikërisht kreu i shtetit ai që do ta japë këtë trofe, i dyti për nga rëndësia në vend, pas kampionatit.


Meta njihet si një nga politikanët që e ndjek futbollin, por zakonisht e sheh në stadium në sfidat e Kombëtares dhe në ndonjë finale si kjo e sotmja. Ndërkohë, përgatitjet në stadiumin “Elbasan Arena” për këtë finale kanë kohë që kanë nisur dhe pritet që fusha të ketë një dekor disi më të veçantë në krahasim me ndeshjet e tjera.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas