Kryesore, Sociale

Sot është dita më e nxehtë e vitit: Ja këshillat që duhen ndjekur

Sot i nxehti përvëlues përfshin territorin e vendit tonë. Meteorologët parashikojnë temperatura mbi 39 gradë celsius të matura këto në hije, raporton TCH.

Ndaj mjekët këshillojnë një kujdes të veçantë sidomos për të moshuarit dhe fëmijët për të shmangur daljet në mesditë dhe po kështu të bëjnë kujdes me kondicionerin, si dhe të rishikojnë tek mjeku dozat e medikamenteve, sidomos të sëmurët kronikë.



“Këshillohet që kondicioneri të jetë pak më pak se sa jashtë dhe po kështu të kontrollojnë medikamentet”, thotë Dr. Bruna Shiroka, mjeke në qendrën shëndetësore nr. 3.

Mjekja Shiroka këshillon sa më shumë ujë dhe lëngje nga fruta të freskëta për fëmijët e vegjël dhe të moshuarit. Por nga ana tjetër kujdes të veçantë duhet të bëjnë amvisat me ushqimet, pasi përveç higjienës duhet t’i gatuajnë mirë dhe të kujdesen që ato konsumohen brenda ditës të mos i ruajnë për të nesërmen për të shmangur helmimet apo problemet gastrointerite.

Meteorologët thonë se i nxehti përvëlues të na shoqërojë deri në fundjavë dhe se temperaturat e larta do të regjistrohen edhe në zonat malore, ku në Kukës termometri do të shënojë mbi 36 grade celsius.

Kulmi i të nxehtit arrin të mërkurën me mbi 39 gradë dhe vazhdon deri të premte”, thotë Tanja Porja.

Të dielën termometri pritet të zbresë pak dhe java që vjen pritet pak më e freskët sipas meteorologëve. Në zona të izoluara nuk përjashtohen vranësirat apo reshje të dobëta shiu.

Ndërkohë që temperaturat do të ringrihen sërish dhjetëditëshin e fundit të muajit gusht, ku termometri pritet të shënojë maksimumi 38 gradë celsius.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas