Teknologji

Sony zbulon datën e daljes në treg të PlayStation 5

Sony ka bërë të ditur se kur do të jetë gati që të nxjerrë në treg PlayStation 5.

Tsuyoshi Kodera, shefi i PlayStation, ka deklaruar se kompanisë do t’i duhen 3 vite që të bëjë kalimin nga PlayStation 4 në brezin e pestë të kësaj konsole të famshme.



PlayStation 4 doli në shitje në vitin 2013 dhe ka shitur më shumë se 79 milionë njësi.

“Ne do të përdorim tre vitet e ardhshme për të përgatitur hapin e ardhshëm, për të marrë vrull në mënyrë që të mund të kërcejmë më lart në të ardhmen”, tha Tsuyoshi “John” Kodera, i cili mori drejtimin e PlayStation në tetorin e vitit të kaluar.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas